Mbrëmja e djeshme ka qenë një nga momentet më emocionuese për kantautorin dhe këngëtarin Aban Skënderaj. Ai së bashku me Sidrit Bejlerin i kanë bërë një surprizë njërës prej fanseve të tij, e cila ishte e paralizuar. Këngëtari kishte përjetuar emocione të forta në momentin që kishte vizituar vajzën që quhej Sidorela dhe madje ai nuk kishte mbajtur dot as lotët, kur ajo përsëriste vazhdimisht “është e pamundur”.

Këtë gjë këngëtari e ka shpërndarë në adresën e tij, ku ka dhënë dhe një mesazh shumë të veçantë për Sidorelën.

“Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymezim! Faleminderit qe me tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurise dhe miresise mposhte çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengese! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tend pastër.”-ka shkruar ai në postimin në Instagram.



