Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Maj 2023, 14:02

E trishtë/ Vdes tragjikisht ish-banorja e Big Brother: Ishte në lokal dhe u rrëzua pa ndjenja në tokë

Ish-banorja e Big Brother në Itali, Monica Sirianni, ka humbur jetën papritur. Raportohet se ylli i televizionit, 37-vjeç, ishte në një lokal nate me miqtë e saj në Sauveria Mannelli. Ajo është ka rënë pa ndjenja në tokë dhe ndonëse mjekët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, Monica nuk ia ka dalë dot.

37-vjecarja është dërguar me urgjencë në spital ku më pas është shpallur e vdekur. Shkaku i vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende, por mjekët nuk e përjashtojnë mundësinë e një ataku në zemër.

Monica u bë e njohur për paraqitjen në sezonin e 12-të të Big Brother të Italisë midis 2011 dhe 2012.