Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Janar 2018, 18:06

Turi flet për ‘shtatzëninë’ e përfolur të Orindës: Sapo të jetë tre muajsh, do e postoj vetë lajmin

Pak javë më parë lajmi që  këngëtarja Orinda Huta ishte në pritje të një fëmije mori vëmendjen e të gjitha mediave. Gjithçka filloi kur moderatorja postoi disa foto të cilat e tregonin atë me disa kilogram më shumë dhe me një bark të rrumbullakosur, por gjithçka u mohua shpejt nga Orinda e cila tha se gjithçka ishte efekti që kishte përdorur në foto dhe se ajo ende nuk ishte shtatzënë.

Këtë gjë ajo e tregoi dhe me disa foto nga palestra, ku dallohesh barku i saj që vazhdonte të ishte petë dhe shumë i palestruar.

Mirëpo kësaj pyetje nuk i ka shpëtuar sot as bashkëshorti i saj, moderatori Turjan Hyska, i cili ishte i ftuar pak më parë në 'Pop Culture', ku u shpreh se pyetjen se kur do të bëhen me fëmijë kanë filluar ta dëgjojnë përherë e më shumë që pas martesës, duke u shprehur më vonë se ende nuk kanë ndonjë lajm për të dhënë lidhur me këtë gjë.

“Ju premtoj që sapo të jetë tre muajshe (kaq është koha që mbahet e fshehtë?), do të jem unë që do ta postoj lajmin”,– tha Turi me të qeshur.

Pyetjes së Dojnës se kur do ta bëjnë publik lajmin, ai iu përgjigj: “Kur të jetë e thënë që të vijë…”