Nga Shqipëria / E Martë 9 Maj 2023, 17:05

Nis sot Eurovision 2023/ Familja Kelmendi mungon në prova, s’kishin pasaportë shqiptare

Starton sonte në mbrëmje Eurovision 2023. Edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar. Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, “Eurosong” përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.

Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mospajisja me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion.

Burimi: Top Channel