Blendi Fevziu ka qenë i pranishëm në një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka folur për disa nga ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri, e ndër të tjera ai ka treguar dhe më shumë për emisionin e tij ‘Opinion’ dhe konkurrencën që mund të ketë nga emisionet e ngjashme rivale.

Ndërkohë që të gjithë prisnim të tregonte se emisioni ‘Të paekspozuar’ që është vendosur së fundmi në Top Channel në vend të Top Story është një konkurrent për Opinion, ai i ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij.

Siç ka treguar dhe ai nuk sheh si konkurrent asnjë emision tjetër politik, por një telenovel turke e cila i merr disa nga shikuesit.
“Unë kam konkurrencë nga e hëna të mërkurën 22:00 me 23:15 dhe të enjten 21:00 me 23:00. Çdo lloj emisioni, çdo emër moderatori, e madje dhe çdo fillim apo telenovelë janë konkurrentë. Të enjteve ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus” – ka përfunduar Blendi Fevziu.

Me anë të kësaj përgjigje ai ka bërë një ironi të thellë duke treguar se asnjë emision tjetër politik nuk mund të shihet si konkurrent nga ana e ‘Opinion’, duke qenë se më vonë u shpreh shumë krenar që shumica e shqiptarëve të enjteve zgjedhin emisionin e tij për të ndjekur.




