Pak ditë më parë të gjithë u habitën pasi Ben Blushi lajmëroi se do të hiqte dorë nga drejtimi i partisë Libra , dhe këtë gjë e lajmëroi nëpërmjet një statusi në Facebook ku tregoi se vendi i kreut ishte tashmë i lirë. Menjëherë pas largimit të tij filluan të qarkullonin dhe lajme të ndryshme të cilat shpreheshin se Blushi kishte braktisur Libran për t’ju kthyen televizionit dhe kryesisht drejtimit të njërit prej televizioneve më të mëdhenj në vend Top Channel.

Sipas burimeve pranë gazetës ‘Panorama’, Blushi së shpejti do të jetë drejtori i ri i Top Channel, dhe mesa duket fjalët nuk janë të kota pasi për këtë gjë ka reaguar së fundmi edhe gazetari i njohur Blendi Fevziu i cili ka dhënë një deklaratë në lidhje me mundësit e Blushit për të qenë në krye të Topit.

“Për mua ishte lajm i papritur dhe e përjetova me dy ndjesi kontradiktore. Me keqardhjen që politika humbi edhe një tjetër ndër personahet e saj cilësorë, ndërsa ndjesia e mirë ishte që Blushi po kthehet në media.’ tha ai për “Panorama”.

Ndër të tjera ai ka treguar se me kthimin e Blushit në televizion do të rikthehet edhe gazetaria serioze që i ka munguar Shqipërisë prej kohësh.



