
Hygerta Sako ishte e ftuara e Ermal Peçit në programin ‘Më prit në fundjavë’. Emisioni historik në RTSH ‘Rubrika Sportive’ festoi 53 vjetorin e krijimit të tij, moment reflektimi dhe dashurie edhe për prezantuesen e njohur. Ajo tregoi se edhe pse ka pasur eksperienca me programe të ndryshme televizive, lidhja me sportin e ngjarjet futbollistike është krejtësisht e veçantë.
Hygerta në këto dekada televizion ka provuar vetën në shumë sfida, por mesa duket pret më shumë kënaqësi prezantimin e Festivalit të Këngës. Ajo tha në ‘Më prit në fundjavë’ se pas 4 prezantimeve të Festivalit të Këngës do dëshironte shumë të bënte edhe një të pestë.
Në kohën kur shumë figura bëjnë lëvizje mediatike, Hygerta I tregoi Ermalit se lidhja më ekranin e RTSH është shumë fortë. Mesa duket, edhe psë ajo nuk ‘bërtet’ sukseset e propozimet që merr, mësuam se Hygerta ka refuzuar ftesëm për të qenë pjesë e skuadrës së Maria De Filippit në Itali.
Një moment emocionues ishte ai i lidhjes së fortë me të ndjerin, babain e Hygertës. Ajo zbuloi se ai ka qenë suportuesi I saj më I madh, edhe në kohët kur një vajzë pjesë e konkurseve të bukurisë paragjykohej shpesh. ‘Më mungon shumë, foton e tij e kam në dhomë’ – tregoi Hygerta Sako