Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Janar 2018, 16:04

Leje qëndrimi në Greqi, kriteret që duhet të plotësojnë 150 mijë emigrantët

Dihet tashmë që Greqia është kthyer në një nga destinacionët kryesor për emigrantët shqiptar të cilët janë të shumtë në numër dhe arrin diku te 550 mijë shqiptar që jetojnë atje ku 150 prej tyre janë në mënyrë të paligjshme që punojnë në treg të zi për të mundësuar jetesën e tyre.

Shumica prej tyre kanë aplikuar prej kohësh për marrjen e lejes së qëndrimit por edhe pse procedurat janë lehtësuar shumë, vonesa e caktimit të një takimi për aplikimin e lejes vazhdon të mbetet ende një problem.

Së fundmi Fatos Malaj ndërmjetës në Ministrin e Emigracionit ka dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku ka sqaruar  dhe kriteret që duhet të plotësohen për të marrë nënshtetësinë dhe lejen e qëndrimit në Greqi.

Sipas tij për të marr lejen e qëndrimit nuk është aspak e vështir pasi procedurat tashmë janë lehtësuar shumë.

“Të gjithë ata emigrantë që kanë një leje qëndrimi e thjesht do të bëjnë rinovimin e saj, nuk është e vështirë pasi janë lehtësuar shumë procedurat dhe është thjeshtuar dokumentacioni që duhet dorëzuar. Ndërsa pjesa tjetër që qëndron në mënyrë ilegale në Greqi e dëshiron të marrë leje qëndrimi duhet të ndjekë hapa e procedura të tjera”, ka treguar ai.

Ndërsa për sa i përket kriteret që këta persona duhet të përmbushin. Malaj është shprehur se: “Individët që dëshirojnë të jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi, duhet të vërtetojnë që prej 7 vitesh po jetojnë në këtë shtet me dokumente të ndryshme. Ndërkohë shqiptarët që kanë hyrë në tokën greke para 3 vitesh në mënyrë të ligjshme nëpërmjet 3-mujorshit duhet të arrijnë të vërtetojnë që gjatë këtyre 3 viteve ndodhen në Greqi. Më tej bëhet aplikimi për lejen e jashtëzakonshme që përfitohet nga kategoritë e sipërpërmendura”

Ndër të tjera Malaj ka treguar dhe për dokumentat që emigrantët shqiptar duhet të dorëzojnë për të përfituar këtë leje.

“Të gjithë ata emigrantë shqiptarë që kërkojnë vetëm rinovimin e lejes së qëndrimit, mjafton që të kenë një librezë sigurimesh shëndetësore me rreth 50 ditë pune. Ndërsa dokumentacioni që duhet dorëzuar nga emigrantët e paligjshëm përfshin vërtetimet e ndryshme si kontrata shtëpie, kontrata pune, raporte të vizitave që mund të ketë kryer personi në spitalet shtetërore të Greqisë, arkëtime apo depozita në bankë. Duhet të theksoj se nuk mund të nënshkruhet një kontratë pune në momentin që emigranti jeton në mënyrë të paligjshme në Greqi, pasi paraprakisht duhet të sigurohet leja e qëndrimit”ka treguar më tej ai.

Një nga problemet kryesore që hasin emigrantët shqiptarë sipas Fatos Malaj është vonesa e caktimit të takimeve për aplikim për leje të ndryshme qëndrimi, të cilat arrijnë e shtyhen edhe me një vit. Ai shprehet se pala greke thotë se nuk ka mjaftueshëm punonjës në administratë dhe po mundohen që të negociojnë e t’i japin një zgjidhje këtij problemi.