
Të gjithë mbrëmjen e djeshme ishin sy e veshë nga finalja e Big Brother VIP, një finale plot surpriza e emocione. E duke qenë se ky Big Brother ka qenë kaq shumë i komentuar, Ermal Mamaqi ka bërë disa statuse që shkrinë të gjithë së qeshuri.
"Nga do e festoni Big Brotherin këtë vit?", shkroi Ermal, postim në të cilin Arbana komentoi duke qeshur e më pas e ripostoi në Instagram story.
Në një tjetër postim, pas fitores së Luizit, Ermali uroi sikur Big Brother të ishte Viti i Ri.
"Për shumë vjet Big Brotherin miq. Ardhtë ky Big Brother i begatë në familjet tuaja", shkruan Ermali.
View this post on Instagram