Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Janar 2018, 15:03

Rrëfehet Zaimina: Lidhja disa vjeçare me Klodin, lajmi i shtatzënisë dhe planet e martesës

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka qenë një nga personazhet më të përfolur  muajit e fundit, që nga momenti kur u morë vesh lajmi se bukuroshja ishe shtatzënë dhe po priste të lindte një vajzë, të cilën do e quaj Khloe. Këngëtarja edhe pse gjatë gjithë kësaj periudhe ka preferuar që të qëndroi larg mediave, së fundmi ka dhënë një intervistë për Revistën ‘Who’ ku ka zbuluar gjithçka për këto muaj që sipas saj kanë qenë magjik.

Ajo ka rrëfyer se me partnerin e saj ka shumë vite që janë në një lidhje, por vendimi që të postonte një foto me të tani ka qenë sepse Klodi nuk është një person publik dhe nuk e ka aspak qejf vëmendjen.

“Kemi një histori të gjatë, disavjeçare, kemi kaluar dhe ne momentet tona, na u desh te provonim ndarjen për të kuptuar që ajo që donim ishte të ishim pranë njëri-tjetrit. Nuk e kam pasur asnjëherë problem për ta bërë lidhjen time publike, por Klodi nuk është një personazh i njohur dhe pjesën e gazetave, mediave, portaleve e ka problem, nuk është natyrë që do të ekspozohet”, ka rrëfyer këngëtarja.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar se lajmin e bukur se do të bëhesh nënë e ka marr vesh ditën e ditëlindjes së saj, duke u shprehur se kjo ishte dhurata më e bukur për të.

“Është shumë e bukur dita kur unë e kam marrë vesh, pasi ishte dita e ditëlindjes time – 17 qershor – dhe unë paraditen e asaj dite vendosa të bëja një kontroll sepse nuk ndihesha mire, ndërkohë kisha bërë paraprakisht testin e shtatzënisë dhe më kishte dalë negativ. Vajtja në klinikë, ishte e sigurt në mendjen time që nuk kishte lidhje me shtatzëninë. Isha e shoqëruar nga motra ime atë ditë dhe pasi bëra disa analiza me thanë se do me lajmëronin për përgjigjen në telefon. Mbas disa orësh më vjen një telefonatë që ishte motra ime e cila po qante dhe përsëriste “do bëhem teze, do bëhem teze”… Nuk po e kuptoja derisa më tha “urime, do bëhesh mami”. Ishte shumë e bukur, qanim të dyja në telefon dhe isha mpirë komplet.” ka treguar më tej ajo.

Siç thamë edhe më sipër, Zaimina e ka vendosur tashmë emrin që ka zgjedhur për vajzën e saj dhe ka rrëfyer se vendosi për këtë emër pasi është thjesht shumë e fiksuar pas tij dhe se ngjason dhe me emrin e babait të vajzës.

“Unë kam qenë e fiksuar në vite me këtë emër dhe kur mora vesh që gjinia e bebit ishte vajzë u lumturova shumë, se emrin e kisha gjetur. Ndoshta dhe nga Klodi, për të qenë një emër i ngjashëm me babin.”

Ndër të tjera këngëtarja ka zbuluar dhe se Khloe ka dy motra të tjera dhe se ajo me partnerin e saj duan që familjes ti shtohet dhe një djalë.

“Khloe ka aktualisht dy motra Jennifer dhe Kristel, të cilat mezi po e presin. Por familja do edhe një çun, kështu që nuk do jetë Khloe bebi i fundit i familjes sonë”

Po dasmë do bëjnë mami dhe babi?

"E kemi menduar dhe dasmën, patjetër që do bëjmë, por nuk do të jetë një dasmë tradicionale madje nuk do të jetë as në Shqipëri… Miqtë dhe familjarët do t’i ftojmë në një vend jashtë Shqipërisë. Por nuk po them më shumë", ka përfunduar këngëtarja.