Nga Shqipëria / E Diel 7 Maj 2023, 02:02

Luizi shpallet fitues i 'Big Brother VIP Albania 2' dhe shpërthen në lot

Luizi është shpallur fituesi i "Big Brother VIP 2". Ai ishte përballë Kristit dhe rrëmbeu çmimin e madh prej 100.000 Euro. Luizi shpërtheu në lot nga emocionet, teksa fitoren ia dedikoi të atit të ndjerë.

"Uroj që baba të jetë krenar. Këtë fitore ia dedikoj vetëm atij dhe i them që do ta bëj krenar. Mbiemrin do e mbaj gjithmonë me krenari deri ditën që do mbyll sytë. U jam mirënjohës gjithë jetën. Kiara të kam zemër. Arbana, shumë faleminderit", tha ai mes lotësh.