Nga Shqipëria / E Diel 7 Maj 2023, 01:01

Lot dhe emocione/ Martohen Kiara dhe Luizi, pamje nga ceremonia

Kiara dhe Luizi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në finalen e madhe të "Big Brother VIP". Ceremonia është zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i ka shpallur burrë dhe grua.

Në ceremoni ishin ftuar familjarët dhe miqtë e dyshes si dhe këngëtarja Elvana Gjata e cila këndoi posaçërisht për ta. Teksa kërcente me Kiarën, Luizi është përlotur nga emocionet. "Të kam jetë", i tha Kiara.