
Arbana Osmani u surprizua në finalen e "Big Brother VIP" me rastin e ditëlindjes së saj. Në ekran u shfaq një videoklip me momentet më të bukura të moderatores, ndërkohë që të gjithë në studio (publiku, opinionistët dhe ish-banorët) u çuan në këmbë duke i kënduar këngën e ditëlindjes.
Arbana u emocionua dhe u shpreh se kjo është ditëlindja më e bukur për të. Ajo uroi nga studioja dhe partnerin e saj, Eduartin, i cili feston gjithashtu ditëlindjen.
"Edhe 100 gjysma ime më e mirë. Të dua", tha moderatorja.