Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Maj 2023, 23:11

Zhaklina-Luizit: Më ke përmendur aq shumë sa dyshoj a më do mua apo Kiarën

Efi u eliminua nga "Big Brother VIP" pas Deas, ndërkohë që Kristi dhe Luizi do të përballen me njëri-tjetrin për fitoren. "Sërish dy çuna në finale e, si ka mundësi?", tha Arbana. 

"A thua u mërzit Zhaku?", u shpreh Luizi me humor.

Opinionistja iu përgjigj duke i thënë: Më ke përmendur aq shumë këto ditë sa dyshoj a më do mua apo Kiarën.

Nga ana tjetër Luizi i tha se pavarësisht të gjithave i vlerëson fjalët dhe kritikat e saj, pasi kjo është loja dhe ajo ka bërë detyrën e saj.