Ledion Liço dhe Sara Hoxha është një nga çiftet më të preferuarit për publikun shqiptar dhe e kanë treguar shpesh që historia tyre e dashurisë është shumë e veçantë dhe nga kjo histori ka ardhur në jetë edhe djali i tyre London.

Ashtu siç është edhe lidhja e tyre shumë special, së fundmi moderatori i njohur Ledion Liço ka rrëfyer se edhe puthja e parë mes ti dhe Sarës ka qenë magjike, si e shkëputur nga një film romantik.

Ledioni ka qenë i ftuar në emisionin ‘Thurje’ ku i ka treguar Jonidës dhe publikut se për herë të parë me Sarën janë puthur në ditëlindjen e tij në Dhërmbi, ku në sfond dëgjohesh kënga e John Legend ‘All of me’.

“Sara më thotë se në këtë moment unë kam qenë tap por s’besoj. Në fakt ka qenë si film puthja e parë: në breg të detit, nën hënë të plotë dhe me këtë këngë në sfond”,-ka treguar Liço i emocionuar.




