Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Maj 2023, 19:07

Lajmi i ëmbël/ Bearti i 'Përputhen', baba për herë të parë

Ish-konkurrenti i "Përputhen", Beart Rexhepi do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka publikuar në rrjete sociale një foto të ekos së bebit.

Bearti është treguar hermetik me lidhjen e re duke mos e treguar se kush është vajza që i ka vjedhur zemrën megjithatë fotot me të nuk kanë munguar e as dedikimet.

Kujtojmë se në muajin Dhjetor ai i propozoi për martesë.