Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Maj 2023, 13:01

Charles kurorëzohet mbret, pamjet nga momenti historik

Charles është kurorëzuar zyrtarisht Mbret ditën e sotme. Kurora e Shën Eduardit i është vendosur mbi kokë Kryepeshkopi i Canterbury.

Përshëndetjet me armë kanë qëlluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar këtë moment.

Mijëra qytetarë janë mbledhur që prej ditës së djeshme në rrugët përreth Pallatit Buckingham për të shijuar momentet historike, ndërsa gazetarë të panumërt nga e gjithë bota po regjistrojnë.