
Të bëhet nënë, është një nga dëshirat kryesore të Kiara Titos, tashmë që “BIg Brother VIP” përfundon dhe ajo mund të vazhdojë romancën jashtë shtëpisë më Luiz Ejllin.
E ftuar në “Më lër të flas”, moderatorja tregon planet për të krijuar familje.
“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në Big Brother, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në Instagram”, tha Kiara.