Nga Shqipëria / E Premte 5 Maj 2023, 23:11

Një natë para dasmës, Kiara Tito zbulon detajet e ceremonisë

Mbrëmjen e së shtunës, në finalen e "Big Brother VIP", Luizi dhe Kiara do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Kiara ishte e ftuar sonte në "Më lër të flas" ku një natë para dasmës zbuloi detajet e ceremonisë.

Moderatorja theksoi se edhe Luizi është në dijeni, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.

“Nesër do të jetë ceremonia. Do të vulosim martesën tonë, pastaj do të bëjmë një dasmë të madhe ku do të ftojmë të gjithë. Ai është në dijeni për ceremoninë. Ka qenë një kërkesë jona që para se të dilja nga shtëpia. Është më shumë si shenjë mirënjohjeje për publikun që na ka ndjekur këto katër muaj dhe ka dëshirë ta shikojë këtë moment kaq të bukur”, tha ajo.