Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Janar 2018, 14:02

Konflikti mes Mc Kreshës dhe Noizyt vazhdon akoma, reperi merr vendimin e papritur

Noizy dhe Mc Kresha janë padiskutim dy nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri dhe madje mes tyre ka pasur edhe një miqësi, ku më parë të dy kanë sjellë edhe bashkëpunime të cilat janë kthyer në hite. Por për një periudhë u përfol se mes tyre kishte një konflikt, për të cilin asnjëherë nuk u zbulua se kush ishte shkak.

Por pavarësisht këtij konflikti, u duk se gjërat mes tyre u qetësuan dhe këtë gjë tregoi edhe veprimi i Kreshës kur shpërndau bashkëpunimin mes Noizy dhe Lendrit, si për të shprehur mbështetjen, por Noizy as nuk i komentoi dhe as nuk i ktheu follow-n në Instagram këngëtarit.

Mesa duket konflikti mes tyre vazhdon akoma ose më saktë nga ana e Noizyt, i cili nuk pranon me asgjë të pajtohet me Kreshën, qe së fundmi ka reaguar duke i hequr dhe ai follow-n reperit dhe tashmë nuk e ndjek atë në Instagram.