Nga Shqipëria / E Premte 5 Maj 2023, 22:10

Habit Qetsori: Çmimi i madh justifikon edhe bullizmin

Ish-banori i "Big Brother VIP", Qetsori ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në "Më lër të flas" ku bëri një deklaratë që i ka habitur jo pak të gjithë. Ai është shprehur se për të fituar çmimin e madh një konkurrent mund të përdorë disa gjëra, madje edhe bullizmin.

“Bullizmi përdoret për të bullizuar, qëllimi atje është për të fituar,  janë 100 mijë euro në tavolinë, do bëjmë sikur nuk janë? Do tolerojmë njëri-tjetrin që nuk janë këto lekë?”, ka thënë Qetsori.

Ndërkohë të ftuarit e tjerë përfshirë Tea Trifoni po ashtu is banore dhe Iris Luarasi, pedagoge, reaguan ndaj deklaratës së Qetsorit.