Nga Shqipëria / E Premte 5 Maj 2023, 17:05

Puthja në buzë me balerinën, Kristi: Nuk e putha unë, ajo u kthye dhe...

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh organizoi në shtëpi një festë beqarie për Luiz Ejllin, ku këngëtarit i dërguan disa striptiste të cilat dhuruan performanca goxha sensuale. Gjatë festës, Kristi u pa duke flirtuar me njërën prej tyre. Teksa kanë kërcyer me lëvizje goxha provokuese, në një çast Kristi dhe balerina u puthën dhe në buzë. Madje pasi përfundoi festa Kristi la dhe një takim me vajzën në fjalë pasi të mbarojë spektakli.

Së fundmi, Kristi është ngacmuar nga Dea për situatën e krijuar. "Vetëm ti u puthe të tjerët vetëm kërcyen", i ka thënë ajo.

"Nuk e putha unë se nuk ndodhi ndonjë gjë, isha unë duke kërcyer me këtë gocën dhe ajo u kthye dhe po bënte si twerk po ajo nuk e mbante dot balancën e trupit", u përgjigj Kristi duke qeshur.