Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Janar 2018, 13:01

Rrëfehet modelja shqiptare që i rrëmbeu zemrën aktorit indian: Kështu lindi dashuria jonë

Një nga lajmet që mori vëmendjen e mediave online para disa javësh ishte dhe lidhja e modeles shqiptare, Ilda Kroni me aktorin Idianë që ka luajtur në një nga serialet më të ndjekura 'Sarasvaticandra'. Ajo ka qenë e pranishme së fundmi në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’ ku ka rrëfyer se si nisi historia e dashurisë së saj me aktorin Ashish Kapoor, dhe se si ajo është përshtatur me një kulturë shumë ndryshe nga ajo shqiptare. Modelja gjithashtu ka rrëfyer edhe për planet që ajo dhe partneri i saj kanë për fejesë.

Ndërsa ajo ka folur për jetën e saj dhe karrierën në modeling, ka treguar dhe se ku është njohur për herë të parë me Ashish, ku ka rrëfyer se në takimin e tyre të parë ka pasur një tërheqje interesante mes të dyve.

“ Po, me Ashishin jemi njohur në një event nëpërmjet miqve të përbashkët, ku të gjithë darkuam së bashku. Gjatë darkës, mes meje dhe Ashishit kishte një tërheqje interesante. Ai ishte momenti kur gjithçka filloi”, ka treguar ajo.

Ilda ka rrëfyer gjithashtu dhe për marrëdhënien me të, ku ka treguar që edhe pse ai i ka kërkuar të bashkëjetojnë, për të është ende shumë herët, e se madje fejesa nuk është akoma në planet e tyre.

“Jo s’kam pas propozim, edhe pse është akoma herët. Kur të jetë momenti i duhur, do bëhet ai hap. Unë këshilloj që t’i jepni kohë ta njihni një person se nga ai person varet buzëqeshja jote. Ashishi më ka pyetur për të bashkëjetuar, por besoj do vijë pak më vonë ky hap”, ka rrëfyer më tej modelja.

Ndërsa për kulturën e tyre, ajo ka treguar se është shumë ndryshe nga e jona dhe se ka  qenë shumë kurioze ta mësoj dhe për këtë gjë e ka ndihmuan nëna e aktorit, me të cilën Ilda është shumë e lidhur.

“Po i kam takuar dhe sidomos me mamin e tij kam një lidhje shumë të veçantë. Kultura është shumë ndryshe nga ajo që unë jam rritur, por jam person që më pëlqen të mësoj kultura të reja. Në këtë mënyrë mëson më shumë gjëra të mrekullueshme për botën dhe “rritesh” shpirtërisht”, ka treguar më tej ajo.