Nga Shqipëria / E Premte 5 Maj 2023, 12:12

Kërceu me striptistet, Luizi i kërkon falje Kiarës publikisht: Ça të bëj prej hallit

Luizi është surprizuar mbrëmjen e djeshme me një festë beqarie në shtëpinë e Big Brother VIP. Banori pretendent për fitues u pa duke kërcyer e duke u argëtuar në shoqërinë e disa striptisteve të ardhura posaçërisht për të.

Në një moment gjatë festës, Luizi iu drejtua kamerës duke e ditur që Kiara po e shikonte dhe në një farë mënyre i kërkoi falje.

"O Kiara ça të bëj prej hallit. Ta hëngsha zemrën, vdeksha për ty", tha Luizi.