
Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh organizoi në shtëpi një festë beqarie për Luiz Ejllin, ku këngëtarit i dërguan disa striptiste të cilat dhuruan performanca goxha sensuale.
Gjatë festës, Kristi u pa duke flirtuar me njërën prej tyre. Teksa kanë kërcyer me lëvizje goxha provokuese, në një çast Kristi dhe balerina u puthën dhe në buzë.
Pas përfundimit të festës, Kristi la dhe një takim me vajzën në fjalë pasi të mbarojë spektakli, madje garant për takimin e tyre doli Lorenc Hasrama i cili ishte një nga ish-banorët e ftuar në shtëpinë e “BBIVP” për të festuar me Luizin.
Lorenci: Do takoheni jashtë
Balerina: Po
Lorenci: Do të ta sjell unë mi çke!