Andrra Destani dhe Sinan Hoxha ndajnë shpesh me publikun disa nga momentet e tyre të rëndësishme dhe në të gjitha shihet dashuria e madhe që ta kanë për njëri-tjetrin, si dhe për djalin e tyri të vogël Ansi.

Në shumicën e rasteve është Andrra ajo që shpesh bënë dedikime romantike për bashkëshortin e saj, por këtë herë këngëtari i njohur i ka suprizuar të gjithë me urimin dhe surprizën e veçantë që kishte përgatitur për bashkëshorten e tij.

Andrra ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të dhe nuk ka ngurruar të ndaj disa nga moment e festës me ndjekësit e saj. Ajo që na ranë në sy, ishte dhurata e veçantë që Sinani kishte përgatitur për të.
Ai kishte përmbledhur të gjithë momentet e dashurisë së tyre 3-vjeçare në një libër të cilin e kishte titulluar ‘50 arsye pse të dua’. Sinani në këtë libër i ka dedikuar Andrrës disa mesazhe të pastra dashurie, të cilat i ka bashkëngjitur me fotot nga momentet e tyre të bukura.

Me shumë siguri Andrra do jetë prekur shumë nga kjo dhuratë dhe për këtë arsye dhe e ka shpërndarë në adresën e saj.






