Nga Shqipëria / E Enjte 4 Maj 2023, 21:09

Donte ta quante Gegë, Fifi tregon pse nuk i vendosi të birit emrin që përmendte gjithmonë

Fifi ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku mes të tjerash këta të fundit e kanë pyetur rreth të birit, Theo Mal. Një prej tyre i ka shkruar se pse nuk i vendosi djalit emrin që ajo kishte përmendur vazhdimisht në intervista.

"Gegë kam dashur por sa isha shtatzënë nuk më vinte ta thërrisja me atë emër, nuk e di pse...deri sa e gjeta Theo Mal", ka treguar Fifi.

Kujtojmë se ky është fëmija i parë për artisten dhe i dyti për Adisin, pasi ai ka edhe një tjetër djalë me Adrola Dushin.