Nga Shqipëria / E Enjte 4 Maj 2023, 13:01

Donaldi thyen rregullin dhe i jep mesazhin e koduar Luizit: Ç’ke o zemra ime se ti do ta fitosh

Dy protagonistët e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj dhe Iliri Shaqiri kanë befasuar katër finalistët duke hyrë në shtëpinë e famshme mbrëmjen e kaluar.

Donaldi dhe Iliri kanë darkuar me katër banorët Efin, Luizin, Kristin dhe Dea Mishel.

Donaldi në një moment për t’i thënë Luizit që të relaksohej dhe të shijonte ditët e fundit të kësaj aventure i tha se ‘ai do ta fitonte’.

“Po lëre ore, qetësohu o zemra ime, ç’ke ore, do ta fitosh zemra”, i tha Donaldi-Luizit.