
Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP si surprizë për finalistët. Ata kanë drekuar me Luizin, Efin, Dean dhe Kristin në oborr.
Gjatë darkës finalistët u kanë bërë shumë pyetje Donaldit e Ilirit duke qenë se janë kuriozë për jetën që i pret jashtë.
Nuk kanë munguar këshillat nga dy prej ish-banorëve më të komentuar të edicionit të parë të BBV dhe po ashtu as batutat nga Luizi.