Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Maj 2023, 23:11

Olta u takua me Dorin në dhomën e rrëfimit? Mësohet më në fund e vërteta

Eduart Grishaj ishte së fundmi i ftuar në "Fan Club" ku u pyet për një nga aludimet më të shpeshta që është bërë rreth "Big Brother VIP". Teksa në rrjet është përfolur shpesh se Olta e ka takuar Dorin në dhomën e rrëfimit, regjisori e ka mohuar kategorikisht.

Ai ka treguar se është takuar për herë të parë me Dorin kur ai solli djalin për të bërë videon surprizë. Eduarti ka shtuar se bashkëshorti i Oltës është një nga djemtë më të edukuar që ka njohur, një djalë i jashtëzakonshëm.

Megi Pojani: Ky Dori sa herë e ka takuar Oltën te dhoma e rrëfimit?

Eduart Grishaj: Dori nuk e ka takuar Oltën asnjëherë. Dori është bërë legjendë e jashtme e këtij Big Brotheri…

Megi Pojani: S’ka mundësi, t’i mendon se po gënjejnë në Tik Tok?

Eduart Grishaj: Unë nuk kam Tik Tok fare, nuk e di. Por po them ata që kam dëgjuar unë sepse më tha edhe dikush një ditë që ishte zënë edhe me Dorin sepse kishte dalë diku në Tik Tok dhe them tani “sinqerisht, realisht” sikurse thotë edhe njëra, unë kam takuar shumë të afërm të personave që janë konkurrent dhe Dori është një nga djemtë më të edukuar që kam takuar. Djalë i jashtëzakonshëm.

E kam takuar nga afër kur ka sjellë çunin që kemi bërë edhe klipin, surprizën…