Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Zonë e Lirë' me Arian Çanin ishte i ftuar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili në një moment ka marrë një videomesazh përshëndetës nga një personazh shumë i famshëm shqiptar.

Ndërkohë që ai po fliste, në një moment Çanit i bie telefoni dhe në anën tjetër ka qenë i pranishëm reperi i njohur Noizy, i cili bëri këtë videotelefonat për të përshëndetur Berishën.

Në momentin që Çani e ka hapur ja ka treguar ekranin ish-kryeministrit duke i thënë “Është Noizy doktor”, Berisha ka nisur duke qeshur, ndërsa Noizy në anën tjetër e ka përshëndetur atë me simbolin e famshëm të Partisë Demokratike, duke ngritur dy gishtat.


