Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Maj 2023, 13:01

Kristi tha se nuk rikthehet me të, Keisi habit me deklaratën: Kur të dalë...

Pak ditë më parë Kristi u pyet nëse mendon se pas daljes mund të ketë një rikthim mes tij dhe Keisit, por ai e hodhi poshtë diçka të tillë duke u shprehur se ajo është histori është mbyllu. 

"Me mënyrën si perfundoi këtu do ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur…", tha Kristi. 

Mirëpo për Keisin duket se historia mes tyre nuk është mbyllur pasi ajo i ka lënë të hapur një mundësi Kristit nëse ai i shkruan kur të dalë.

E ftuar në “Fun Club”, Keisi u shpreh se Kristi është një djalë që respekton vajzat dhe i lë hapësirën.

"Unë e respektova shumë vendimin e Kristit, se nuk jemi mësuar ne këtu në Shqipëri që të shohim një djalë që të respektojë vajzën dhe t’i lërë hapësirat e saj. Unë i thashë nuk dua të vazhdoj më, ndoshta kur të dalim jashtë do jetë më bukur, më ndryshe, këtu nuk mundem, jam shumë konfuze, shumë gjëra dhe ai më tha në rregull, mund të rrimë dhe si shokë, ndoshta ishte pak e sikletshme, pastaj ndodhën dhe këto gjërat e tjera. Por që unë mund të them që kam qenë shumë reale, publiku e ka parë këtë gjë, unë që ditën e parë që kam hyrë aty brenda, kam qenë 100% reale, si në atë lidhje, njohje. Unë kam thënë, kur të dalë nëse më shkruan… tani nuk e di", tha Keisi.