Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Maj 2023, 13:01

Shoqet i zbulojnë Kiarës fustanin që do veshë tek dasma në finale

Mbrëmjen e djeshme në "Fan club", Kiara konfirmoi se ajo dhe Luizi do mbajnë një dasmë te madhe në finalen e "Big Brother VIP". Kiara zbuloi se këto ditë po bën prova për fustanin dhe theksoi se ka zgjedhur diçka larg tradicionales, pra atij fustanit të gjatë që kishte ëndërruar, duke qenë se dasma po bëhet në televizion.

Shoqet e Kiarës duket se na e kanë zbuluar një detaj nga fustani, përmes postimeve në Instagram story. 

Xheni Karamani dhe Ina Cela kanë postuar vellon e një nuseje dhe pyesin kush do martohet, përgjigje e cila tashmë dihet.

Por nëse do të jetë ky fustan me tyl e të qendisura përzgjedhja e Kiarës për ditën e madhe, mbetet të shihet.