Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Maj 2023, 00:12

Eduarti: Për faj të Big Brother janë shtuar sherret me Arbanën

Eduart Grishaj ishte i ftuar në "Fan Club" këtë të martë duke zbuluar më shumë detaje nga finalja e madhe e Big Brother VIP që do të mbahet të shtunën.

Grishaj u ndal edhe tek marrëdhënia e tij me Arbana Osmanin duke treguar se për shkak të Big Brother ka patur sherre mes tyre ashtu si në çdo çift, por shtoi me humor: "Në kuadër të lojës".

"Patjetër që ka patur, por në kuadër të lojës", tha regjisori.