Nga Shqipëria / E Martë 2 Maj 2023, 22:10

Kiara tregon takimin me nënën e Luizit dhe flet për dasmën: Po bëj prova për fustanin

Një dasmë e vërtetë për Luizin dhe Kiarën është surpriza e madhe e përgatitur nga produksioni për çiftin e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Dashuria e tyre do të kurorëzohet në datën e finales së madhe të 6 majit me praninë e njerzve të afërt. Kiara zbuloi se dëshmitare do të jetë tezja e saj. 

E ftuar sonte në finalen e “Fan Club”, Kiara ka folur dhe për nënën e Luizit.Ajo ka treguar se ka takuar dhe se është një zonjë shumë fisnike.

“E kam takuar nënën e Luizit, është një zonjë shumë fisnikë. Ma hoqi pak mallin e Luizit sepse janë i njëjti tip. Nuk mund të them se çfarë folëm. Ishte shumë e lumtur.”, tha Kiara.

Ish-banorja zbuloi gjithashtu se po bën prova për fustanin e nusërisë dhe sipas saj do jetë një fustan shumë i veçantë.