Një nga veprat teatrale që po jepet kohët e fundit në teatër dhe që ka pasur një sukses të madhe ka qenë shfaqja “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” pjesë e të cilës është edhe aktori i njohur Klod Hoxha.

Klodi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin 'Chaud Patate' në Energy Radio, ku ka treguar dhe eksperiencën e tij të paharrueshme në Kinë në kohën kur kishin shkuar për të dhënë shfaqjen ‘Zbutja e Kryeneçes’. Ai udhëtim zgjati 15 ditë dhe siç tregoi Klodi ishte një nga më të bukurit që ai kishte bërë, e kjo për shkak se vajzat atje e ngacmonin vazhdimisht.

“Në Kinë jam ndierë tamam i rëndësishëm. Kina ishte për mua. Si Bad Pitt-i. Shikonin përshëmbull një të bardhë, me mjekër, sy bojëqelli. Shkonim nëpër dyqane, hidheshin gocat në qafë. Dhe ti shikoje: Ça kanë këta mo vlla?! Fotografitë që kam në Kinë janë fotografitë më të bukura që kamë bërë gjithë jetën time. Dhe kshu ngacmonin, po si kuptonim ne.”,- u shpreh duke qeshur Klod Hoxha.

Ndër të tjera ai i është përgjigjur dhe pyetjes se nëse do donte të vazhdonte karrierën e tij jashtë Shqipërisë në të ardhmen.

“E kam menduar, por se di. është një nga pikësynimet e mija. Amerika është vendi ideal për ne, por edhe Turqia mirë është.”,– tha Klodi për “Chaud Patate”.



