‘West Side Family’ ka qenë dikur një nga grupet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar dhe me këngën më të fundit që ata kanë publikuar ‘Beso’ që ishte një dedikim për Dr Florin i cili ka qenë dhe një nga anëtarët e grupit, djemtë lajmëruan se grupi i njohur ju rikthye muzikës dhe se shumë shpejt do të sjellin edhe këngë të reja.

Ata ditën e sotme kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Pasditja im’ me Eraldo Rexhon ku dhe kanë folur rreth planeve të reja. Një nga pyetjet që gazetari i ka bërë djemve ishte se nëse do të shtonin ndonjë anëtar të ri në grupin e tyre.

“West Side Family ka funksionuar në fillim me Florin dhe Mirin e më pas u bashkova unë. Kemi qenë karaktere të ndryshme si në skenë ashtu edhe në jetë. Ne nuk do ta shtojmë grupin, thjesht do të punojmë me vëllanë e Dr.Florit, Albanin i cili është i karikuar këto kohë për të bërë muzikë shumë të mirë” ka rrëfyer Miri.

Ndër të tjera djemtë kanë folur se shumë shpejt do të sjellin dhe disa bashkëpunime dhe një ndër tyre do të jetë dhe ai me Aurela Gaçen, që siç e theksoi edhe Miri me të kanë një bashkëpunim të përhershëm./Burimi:Revista Who



