Nga Shqipëria / E Martë 2 Maj 2023, 02:02

Plasin të qeshurat në BB, Kristi në hall se është beqar, Luizi i kthehet: Kur të mbaroj me Kiarën, do kaloj nga ty

Finalja e madhe e Big Brother VIP po afron dhe banorët janë duke bërë planet për veprimet që do të bëjnë jashtë shtëpisë. Luizi ka treguar se menjëherë pas finales do të jetë me Kiarën në shtëpi, duke lënë të nënkuptohet se me në fund do të kenë pak kohë për të qendruar me njëri-tjetrin pa kamera në intimitet të plotë.

Teksa ka dëgjuar këtë Kristi ‘i ka qarë’ hallin vetes, teksa tregon që është beqar. Në këtë moment nuk ka munguar as batuta e Luizit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Deri nga ora 8 do flas lirshëm, do shfryj me Kiarën.

Kristi: Po ne të shkretët?

Luizi: Po ça të them unë o Krist, të mbaroj unë dhe Kiara po ashtu të kaloj nga ty.

Efi: Jo ne, fol për vete