Nga Shqipëria / E Hënë 1 Maj 2023, 21:09

E rëndë në Vorë/ Burri qëllon me sëpatë gruan pas koke

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Breg Shkozë të Vorës, ku burri ka qëlluar me sëpatë pas koke gruan e tij. 72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit, ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe. ABC News mëson se gruaja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

Burimi: Abc News