Nga Shqipëria / E Hënë 1 Maj 2023, 21:09

'Nuk e kisha menduar të vinte kjo ditë', fansat e Luizit 'çmenden' pas Oltës dhe ja çfarë i bëjnë

Tani që Olta Gixhari ka dalë nga shtëpia e “Big Brother-it” fansat e Luizit kanë filluar ta simpatizojnë. Këtë e ka zbuluar vetë aktorja teksa ka ripostuar statusin e bërë nga një “fanpage” e Luizit.

“Që të vinte dita që të donin edhe fansat e Luizit ty se kishim menduar. Duhet të ishe në finale, na ka marrë malli për ty o Mbretëreshë”, kanë shkruar fansat e këngëtarit. Olta është përgjigjur se as ajo nuk e kishte menduar se do të vinte kjo ditë.

“Epo që do vinte kjo ditë edhe unë nuk e kisha menduar. Faleminderit shumë, edhe ju jeni shumë të mirë që më shkruani pa fund. Shyqyr që ma kuptuat lojën, po fitoren ja lashë unë ama”, ka shkruar aktorja.