Nga Shqipëria / E Premte 26 Janar 2018, 18:06

Sipas Dafinës ky është profesioni ideal për Ledrin, këngëtarja shkrinë së qeshuri ndjekësit me komentin e saj

Siç dihet dikur Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë dhe sigurisht një nga më të preferuarit për publikun shqiptar. Pas ndarjes së tyre ata vazhdua  të mbeteshin miq, madje publikuan edhe një bashkëpunim të quajtur ‘Got ur back’ që në atë kohë ishte një sukses i vërtetë.

Por pasi Dafina vendosi që të largohesh nga Shqipëria drejt SHBA-së për të vazhduar karrierën e saj ndërkombëtare, ajo e hoqi Ledrin nga Instagrami e madje dhe ai filloi mos ta ndiqte më këngëtaren e njohur. Në atë kohë u përfol se shkak për prishjen e marrëdhënieve të tyre ishte i dashuri i ri i Dafinës, por ata të dy asnjëherë nuk e komentuan më zënkën  e tyre.

Por së fundmi një gjë që na ka bërë përshtypje, ka qenë një koment që Dafina ka lënë në një artikull që ishte shkruar për reperin Ledri Vula.

Titulli i artikullit të cityradio.al ishte “Nëse Ledri nuk do të ishte këngëtar çfarë profesioni do të kishte zgjedhur?” Ndër komentet e shumta të fansave ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë ai i Dafinës, e cila ka komentuar thjesht “Gjinekolog”.

Ky koment ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit, të cilët gjithmonë kanë dashur një ribashkim mes saj dhe Ledrit./Zeromedia.al