
Gjatë një bisede me banorët, Luizi ka treguar se çfarë do të bëjë pas datës 6 Maj. Këngëtari ka thënë se sapo të dalë do takojë Kiarën, ndërsa më pas do të vizitojë dy gra (njëra te marketi dhe tjetra pastruesja e shkallëve në lagje) të cilat i kanë thënë që do të dalë fitues nëse futet në "Big Brother VIP".
Më tej, Luizi ka shtuar se do të marrë makinën e do të niset për Shkodër ku do të vizitojë varrin e të atit si dhe do të takojë të ëmën e cila po e pret atje dhe së bashku do të vijnë për Tiranë.
Ai nuk la pa përmendur edhe pushimet që ka fituar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në korrik Luizi tha se do shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor ata do shkojnë në Maldive.