
Armaldo Kllogjeri ishte së fundmi i ftuar në “E diell” në rubrikën “Mos i bjer me top”, ku mes të tjerash foli për marrëdhënien që ka me Kiara Titon.
Duke qenë se dyshja nuk ndiqeshin në rrjete sociale, në rrjet është aluduar se miqësia e tyre është krisur. Mirëpo Maestro tha se nuk është kështu, madje ai shtoi se e ka marrë në telefon Kiarën për ta uruar pas propozimit të Luizit.
Erjola Doci: Brenda shtëpisë së Big Brother me Kiara Titon kishit afrimitet, jashtë nuk ndiqeni në rrjetet sociale, ka ndonjë gjë që nuk shkon
Armaldo Kllogjeri: E vërtetë është? Nuk e dija, ku e kam telefonin?
Ronaldo Sharka: Ai bën sikur s’di të përdorë Instagramin.
Armaldo Kllogjeri: Ku e kam telefonin se do i bëj kërkesë tani.
Ronaldo Sharka: Si është raporti juaj sot?
Armaldo Kllogjeri: E kam telefonuar Kiarën, e kam uruar për propozimin që i ka bërë Luizi për martesë, besoj se martesa e tyre do jetë në qendër të vëmendjes nga të gjithë shqiptarët dhe nga diaspora.
Dyshja tashmë ndiqen dhe në Instagram.