
Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Së fundmi Beniada është pyetur për miqësinë e saj, tashmë të prishur, me Einxhel Shkirën. Beniada pranoi se mes tyre ka hatërmbetje dhe se janë grindur, por sipas saj gjithçka tani është mbrapa krahëve.
“Nuk ka agjë të keqe të zihesh me njerëzit. Kemi pasur hatërmbetje, por gjithçka është mbrapa krahëve tani", tha Beniada.
Tashmë të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka Jori Dellin, ish-banoren e “BBV2”, e cila u eleminua mbrëmjen e të martës. Gjatë periudhës kur Jori ishte pjesë e shtëpisë e shihnim se sa shumë e ka suportuar Beniada mikeshën e saj në rrjete sociale. E tashmë që Jori është jashtë shtëpisë të dyja vajzat janë takuar me njëra-tjetrën dhe kanë postuar disa foto, duke na treguar disa momente nga koha që kanë kaluar bashkë.