Megi Topalli vajza e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ka qenë kohët e fundit pjesë e lajmeve për shkak të ndarjes nga këngëtari i njohur Luiz Ejlli, por mesa duket pas ndarjes Megi ka vendosur që të vazhdojë përpara me jetën e saj dhe ditën e sotme ka dhen një lajmë shumë të mirë.

Ajo ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Facebook se sot ka marrë titullin 'Doktorë i Shkencave' në një universitet në Francë.

“Université de Lorraine (France), sot më akordoi titullin Doktor i shkencave!”-shkroi Megi që me siguri me këtë arritje e ka bërë shumë krenare familjen e saj.




