Nga Shqipëria / E Diel 30 Prill 2023, 22:10

'Efin e kam dashur sa Kiarën', Luizi bën deklaratën e papritur

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro intervistojnë Luiz Ejllin, i cili është shprehur rreth marrëdhënies së tij me Efin tani dhe më përpara rihyrjes së saj në shtëpinë e “BBV2”.

"Efin e kam dashur aq shumë sa e doja Kiarën, në tjetër drejtim kuptohet dhe nëqoftëse ka qenë momenti që kam dal nga vetja ka qenë kur u eleminua ajo…", tha Luizi.