Nga Shqipëria / E Diel 30 Prill 2023, 16:04

Lediani feston ditëlindjen, Elhaida i bën dedikimin e ëmbël

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj janë duke shijuar prej muajsh historinë e tyre të dashurisë. Sot Lediani feston ditëlindjen dhe në ditën e tij të vecantë Elhaida nuk ia ka kursyer një urim publik.

"Gëzuar ditëlindjen. Më ka marrë malli", ka shkruar këngëtarja duke lënë të kuptohet se po e jetojnë në distancë dashurinë e tyre.

Dyshja u njohën bashkë në emisionin e kërcimit “Dancing With The Stars”.