Nga Shqipëria / E Premte 26 Janar 2018, 17:05

Mohoi origjinën shqiptare në Greqi, por ja kë do përfaqësojë në ‘Eurovizion 2018’ Eleni Foureira

Eleni Foureira është këngëtarja e njohur në Greqi  me origjinë shqiptare, që prej kohësh është përfolur në mediat greke dhe shqiptare pasi mohoi origjinën e saj të vërtetë. Emri i saj real është Entela Fureraj dhe së bashku me familjen e saj u shpërngul drejt Greqisë në vitin 1997. Në fillimet e karrierës së saj ajo tha se ishte një këngëtare latine, por më vonë pranoi se në të vërtetë është me origjinë shqiptare.

Së fundmi sipas mediave greke këngëtarja  e njohur do të marrë pjesë në Eurovizion, por jo për të përfaqësuar Greqinë por një shtet tjetër.

Eleni së bashku me kompozitorin Alex Papaconstantinou, janë duke punuar për këngën që do të prezantojë shtetin e Qipros. Këto lajme janë konfirmuar dhe nga shtëpia diskografike që ajo punon, që kanë pranuar se Qipro i ka kërkuar zyrtarisht këngëtares që ti përfaqësojë në kompeticionin e njohur muzikor.

Ndërkohë Shqipëria do të përfaqësohet nga Eugent Bushpepaj me këngën 'Mall'.