Karim Benzema dhe partnerja e tij, Jordan Ozuna janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ylli i Real Madridit dhe modelja 33-vjeçare e kanë mbajtur gjithmonë shumë diskrete lidhjen e tyre dhe e vetmja gjë që dihet për lidhjen e tyre është ajo që publikojnë në rrjetet e tyre sociale.

Siç raporton revista Semana, çifti shkoi në klinikën Ruber në Madrid të mërkurën më 26 prill, dhe të nesërmen fëmija lindi pas një lindjeje natyrale dhe pa komplikime.
![]()
Hera e fundit që ata të dy u shfaqën në publik ishte në galan e Topit të Artë në vitin 2022, ku ylli francez u kurorëzua zyrtarisht si lojtari më i mirë në botë. Ozuna e ka shoqëruar dhe është gëzuar shumë për suksesin e partnerit të saj.

Për futbollistin, foshnja e re do të jetë fëmija i katërt. Karim pati dy vajza gjatë lidhjes së tij me Chloe de Launay, Melia, 8 vjeç, dhe Nouri, 3 vjeç, dhe një djalë kur pati një lidhje me Cora Gauthier, Ibrahim, 5 vjeç.
