Nga Shqipëria / E Premte 26 Janar 2018, 17:05

Alarm në Shqipëri përgatituni për një epidemi, brenda javës 14 mijë të sëmurë nga gripi

Në bazë të të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik vendi ynë është shumë pranë një epidemie gripale që ka filluar prej javësh dhe mesa duket do të vazhdojë deri në shkurt.

Në vetëm këtë javë në urgjencë janë regjistruar pothuajse 14 mijë persona të sëmurë. Përveç virozave të stinës, të sëmurët janë paraqitur në urgjencë dhe me tipin e gripit B dhe AH1N1. Mjekët janë shprehur se jemi pranë një epidemie që shënohet kur numri i të prekurve i kalon të 17 mijë, gjë që pritet të ndodhi në fillim të shkurtit, ku shprehen se do të ketë edhe numrin më të madh të të prekurve.

Numrin më të madh të të prekurve e zënë fëmijët, të cilët kanë mbushur urgjencat dhe qendrat shëndetësore.

Ndërkohë të gjithë specialistët u kanë bërë tirrje të gjithëve që të shkojnë të vaksinohen, duke theksuar se vaksina është shpërndarë në qendrat shëndetësore dhe është falas për grupet e riskut.